Situata e qetë në Bërnjak, marrëveshja për letërnjoftimet po respektohet

Aktuale

Situata e qetë në Bërnjak, marrëveshja për letërnjoftimet po respektohet

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 09:15
Bërnjak

Në pikën kufitare në Bërnjak, situata është e qetë dhe po respektohet marrëveshja për njohje të letërnjoftimeve.

Qytetarëve të Kosovës që po hyjnë në Serbi më nuk po i lëshohen dokumente shtesë nga autoritetet serbe siç kishte ndodhur për 11 vjet.

Marrëveshja për letërnjoftime është arritur më 27 gusht, me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-së.

“Kemi biseduar me disa policë, ata kanë thënë për momentin se nuk ka telashe dhe çdo gjë është në rregull. Janë orët e para të mëngjesit, nuk ka shumë qarkullim”, raporton media. 

Edhe në pikat tjera kufitare është raportuar se po respektohet marrëveshja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat