E rrallë, Rama më në fund pajtohet për diçka me Kurtin

Aktuale

E rrallë, Rama më në fund pajtohet për diçka me Kurtin

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 20:40
Edi Rama dhe Albin Kurti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama si rrallëherë është pajtuar me kryeministrin Albin Kurti lidhur me shtyerjen për 30 ditë të zbatimit të vendimit për targat e makinave dhe dokumentet hyrëse-dalëse në pikat kufitare me Serbinë.

Rama pajtimin e tij e ka shprehur përmes një shpërndarjeje të postimit të Kurtit për shtyrjen e këtij vendimi në rrjetin social Twitter.

“Në bashkëpunim me aleatët tanë ndërkombëtarë, ne zotojmë se do të shtyjmë për 30 ditë zbatimin e vendimeve për targat e makinave dhe dokumentet hyrëse-dalëse në pikat kufitare me Serbinë, me kusht që të hiqen të gjitha barrikadat dhe të rivendoset liria e plotë e lëvizjes”, thuhej në postimin e Kurtit, të cilin e bëri ‘retweet’ edhe kryeministri shqiptar.

Image
Postimi në Twitter
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat