Kurti i përgjigjet Vuçiqit, zbulon pse u shtye takimi i planifikuar në Bruksel

Aktuale

Kurti i përgjigjet Vuçiqit, zbulon pse u shtye takimi i planifikuar në Bruksel

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 13:45
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq - Foto ilustrim "Bota sot".

Kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur një deklarate të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili tha se s’dialogon derisa Kurit është në krye të Qeverisë së Kosovës. 

Kurti tha se kjo s’është forma e duhur e shkuarjes drejt pajtimit dhe BE-së, prandaj i rekomandoi atij që t’i ndalë deklaratat e tilla. 

“Më 19 korrik është dashur të mbahet një takim në Bruksel. Unë kam qenë i gatshëm, por pala tjetër nuk ka qenë e gatshme dhe e ka shtyrë takimin për së paku një muaj. Gatishmëria nga ana e Kosovës ka qenë në nivelin e kërkuar nga Brukseli, por ka munguar nga Beogradi. Po i dëgjoj nganjëherë deklaratat që vijnë nga kreu shtetëror i Serbisë. Unë jam kryeministër i shpresës dhe progresit, me keqardhje më duhet të konstatoj se presidenti i Serbisë po shfaqet si presidentit i frikës, frikësimit dhe kërcënimit. Për t’u integruar në BE, për normalizim të marrëdhënieve është e domosdoshme që t’i lëmë frikësimet dhe kërcënimet dhe të orientohemi kah vlerat europiane, kah fqinjësia e mirë, kah sanksionet e Rusisë dhe kah ballafaqimi me të kaluarën që është i domosdoshëm në Serbi”

Kurti tha se është i bindur se në shoqërinë serbe ka gatishmëri për t’i normalizuar marrëdhëniet, por se Vuçiq më shumë si pengesë sesa lehtësues në këtë drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat