Sadiku: MSH-ja do të duhej të bëjë fushata sensibilizuese për vaksinim kundër COVID-19

Aktuale

Sadiku: MSH-ja do të duhej të bëjë fushata sensibilizuese për vaksinim kundër COVID-19

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 19:40
Izet Sadiku

Infektologu Izet Sadiku ka deklaruar se Ministria e Shëndetësisë do të duhej që të bëjë fushata sensibilizuese për vaksinim kundër COVID-19.

Sadiku në një lidhje direkte në emisionin “Ditari” në Tëvë1, tha se kur fillon rritja e numrit të infektuarve, atëherë nis edhe të ngarkohen shërbimet.

“Do të duhej që Ministria e Shëndetësisë të bëjnë fushata sensibilizuese sidomos këtë fazën kur ne kishim numra të rritur me COVID-19 me qëllim që ta rrisim numrin e atyre që të vaksinohen.

Në momentin kur fillon rritja e numrave të infektuarve atëherë fillon me u ngarku shërbimet për arsye se tashmë qytetarët më nuk kanë nevojë vetëm për vaksina, por kanë nevojë edhe për shërbime shëndetësore”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat