Akuza në drejtim të MSh-së se nuk dërgoi infuzione në Han të Elezit

Aktuale

Akuza në drejtim të MSh-së se nuk dërgoi infuzione në Han të Elezit

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 14:30
Deputetët e Komisionit për Shëndetësi

Deputetët e Komisionit për Shëndetësi kanë shprehur shqetësime lidhur me dyshimet për helmim të qytetarëve nga uji i pijes në Han të Elezit dhe Kaçanik.

Po ashtu, konsideruan se gjendja me pandeminë COVID-19 në vend po përkeqësohet.

Deputeti i LVV-së, Mirsad Shkreta, i cili e nisi diskutimin për këtë çështje, tha se kjo është alarm dhe kjo përbënë rrezikshmëri për qytetarët.

Kurse, Armend Zemaj, deputet nga LDK, tha se përkundër gjendjes shqetësues në Han të Elezit dhe Kaçanik, MSH nuk i ka furnizuar me infuzione.

Anëtarët e këtij Komisioni u pajtuan që nesër ta vizitojnë komunën e Kaçanikut dhe Hanit të Elezit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat