Zhvillimet dramatike Gjukanoviq-Abazoviq/ Anton Berisha tregon nga kush po mbrohen malazezët

Aktuale

Zhvillimet dramatike Gjukanoviq-Abazoviq/ Anton Berisha tregon nga kush po mbrohen malazezët

Nga: P.R Më: 10 korrik 2022 Në ora: 20:26
Dritan Abazoviq dhe Milo Gjukanoviq

Kryesia e Partisë Demokratike të Socialistëve e presidentit Milo Gjukanoviqi, ka vendosur gjatë ditës së sotme që të ndërpresë mbështetjen për Qeverinë e Malit të Zi të udhëhequr nga Dritan Abazoviq.

Sipas DPS-së, marrëveshja Themelore me Kishën Ortodokse Serbe e cila u votua nga shumica e ministrave e Qeverisë së Abazoviqit, kërcënon interesat shtetërore të Malit të Zi.

“Qeveria braktisi detyrën prioritare të përmbushjes së detyrimeve nga agjenda e integrimit evropian dhe me nguti, në mënyrë të papërgjegjshme dhe pa u konsultuar me publikun profesional, bëri marrëveshje me Kishën Ortodokse, duke i shkaktuar dëm të pallogaritshëm interesave shtetërore të Malit të Zi”, thuhet në njoftimin e DPS-së.

E pas këtyre zhvillimeve në Mal të Zi, ka reaguar ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Anton Berisha.

Sipas tij, malazezët po mbrohen prej kryeministrit shqiptar

“Përderisa ne, me naivitetin tipik numërojmë kryeministrat shqiptarë, ngase nuk kemi aftësinë e shqyrtimit përtej sipërfaqësores, malazeztë në krye me presidentin Gjukanoviq u deklaruan: “ marrëveshja me Kishën Serbe kërcënon interesat shtetërore të Malit të Zi.” Dhe, po i shqyrtuam në thellësi gjërat ashtu siç bëri politikani me eksperience të jashtëzakonshme Gjukanoviq, atëherë dalim te një fakt dëshpërues, në indikacionet që tre kryeministrat shqiptarë indirekt dhe direkt janë duke i kontribuar interesave serbe. Malazeztë kanë vendosur tē mbrohen nga depërtimi i interesit serb prej një kryeministri shqiptar, por si do të mbrohemi ne prej të tonëve në parandalimin e ekspansionit serb mbetet dilemë e vështirë”, ka shkruar Berisha, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat