Përfundon mbledhja/ Kryesia e Kuvendit vendos të enjten seancën e re

Aktuale

Përfundon mbledhja/ Kryesia e Kuvendit vendos të enjten seancën e re

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 07:38 Përditësuar në ora: 14:52 më 08.07.2022
Armend Muja

Deliu-Kodra: Mjekët dhe profesorët të largohen nga Projektligji për deklarimin e pasurisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, kanë kërkuar që mjekët dhe profesorët të largohen nga Projektligji për deklarimin e pasurisë.

Si kërkesë e PDK-së sot ishte që të projektligji për Deklarimin e Pasurisë kërkuam të largohen mjekët dhe profesorët dhe të trajtohet në seancë plenare.

Kërkuam lexim të tretë që këto dy kategori të largohen sepse është barrë e madhe për agjencinë. Sa i përket projektligjit mbeti të diskutohet në seancë për t’i adresuar kërkesat tona.

Sa i përket dështimit për projektligje duhet të ketë prezencë të mazhorancës sepse kjo shumicë po dëshiron t’i votojë projektligjet. Në radhë të parë shumica parlamentare duhet të jetë aty, pra duhet të ketë më vullnet politikë dhe që të mos dështojnë projektligjet”, tha ajo.

Muja: Të enjten seanca e re – Për çështjet që ndërlidhen me drejtësinë, të kemi konsensus

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të enjten të mbahet seanca e re me pikat të papërfunduara. Këtë e ka bërë të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, pas përfundit të mbledhjes.

Muja ka kërkuar konsensus me partitë opozitare për çështjet që ndërlidhen me drejtësinë.

Është vendosur seanca të enjten e radhës janë disa pika që vazhdojnë. Dy projektligje parashihen, ligji për deklarimin e pasurisë dhe skemës së financave.

Këto janë zhvillime për seancën e ardhshme. Përkushtimi i VV-së i shfaq edhe kryeministri Kurti që ndërlidhen me drejtësinë, të kemi konsensus”, ka thënë Muja.

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet të caktohet seanca e re

Kryesia e Kuvendit është mbledhur për të diskutuar për pikat e papërfunduara të seancave plenare dhe për seancën e re.

Anëtarët e kësaj kryesie kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe.

I cili u qëllua sot për vdekje gjatë një falim që po mbante në fushatë zgjedhore.

Mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit sot mblidhet për të diskutuar për pikat e papërfunduara të seancave plenare dhe për seancën e re.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 16, 22, 23 qershor, 1 dhe 6 korrik 2022, janë votimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021 dhe shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.

Kurse pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 30 qershor, 1 dhe 6 korrik 2022, janë votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Deklarimin Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave dhe votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, për vitin 2021.

Kryesia do të diskutojë për përgatitjet për Seancën plenare të re të radhës si shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Traktit mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane si dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat