Emisari gjerman: Sa i përket Gjermanisë, Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave

Aktuale

Emisari gjerman: Sa i përket Gjermanisë, Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave

Më: 14 prill 2022 Në ora: 18:39
Manuel Sarrazin

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka deklaruar se sa i përket Gjermanisë, Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave.

Sipas tij, deri më tash nuk ka pasur asnjë takim të përbashkët me tre emisarët e tjerë, atë amerikan Gabriel Escobar, britanik Stuart Peach dhe emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

“Kam pasur biseda telefonike me z. Miroslav Lajçak,  dhe kolegu tjetër më ka ftuar të vizitoj Londrën, e gjithashtu do të shkoj në Ëashington sa më shpejt të jetë e mundur për të qenë në kontakt dhe për të bashkëpunuar. Aq sa e di deri më tani, një takim i përbashkët nuk është planifikuar, por të shohim se çfarë do të mdodhë”, tha Sarazin.

Ndryshe, Sarrazin e ka marrë këtë detyrë në mesin e këtij shkurti, detyrë e cila nuk ka ekzistuar në qeveritë e mëparshme gjermane.

Ndërkaq, ai shtoi se Kosova ka qenë temë edhe në koalicionin e sapokrijuar në Gjermani dhe se mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën dhe Gjermania ka qëndrim të qartë në lidhje me këtë çështje.

“Sa i përket Gjermanisë, të gjitha kriteret për vizat, Kosova i ka përmbushur, kurse sa i përket Francës, nuk mund të jap ndonjë interpretim në emër të tyre”, tha ai.

Kurse, për dialogun Sarrazin deklaroi se është shumë e rëndësishme që të ketë një proces të suksesshëm.

I pyetur nëse tani është koha e duhur për aplikim për anëtarësim në Këshillin e Evropës, i dërguari i posaçëm gjerman për Ballkanin Perëndimor, deklaron se aplikimi për rezultat të suksesshëm nuk do të ishte veprim i mirë për Kosovë.

“Sidoqoftë, nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte përfitues vendi në tërësi, por edhe qytetarët, përfshirë edhe minoritetet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat