Biznesmeni Shita: 100 euro nuk mjaftojnë për asgjë, me 100 milionë euro investim do të punësoheshin 10 mijë të rinj

Aktuale

Biznesmeni Shita: 100 euro nuk mjaftojnë për asgjë, me 100 milionë euro investim do të punësoheshin 10 mijë të rinj

Më: 12 prill 2022 Në ora: 14:12
Ardi Shita

Qeveria e Kosovës ka përgatitur një pako ndihme në vlerë 100 milionë euro, nga e cila do të përfitojnë nga 100 euro secili i punësuar në Kosovë, dhe ndihma të tjera për kategori të ndryshme. Por, kjo pako po kritikohet si jo efektive.

Shuma nga 100 euro që do të marrë secili i punësuar në Kosovë, nga pakoja 100 milionë euro e qeverisë së Kosovës, sipas biznesmenit dhe avokatit kosovar Ardi Shita, nuk do të ndihmojë për asgjë.

Por sikur ky buxhet prej 100 milionë euro, të destinohej për ndonjë investim strategjik, sipas Shitës, do të mund të jepte efekte afatgjata, duke bërë të mundur punësimin e deri në 10 mijë të rinjve.

Reagimi i plotë i biznesmenit Shita:

100,000,000.00 EURO mjaftojne per:
– ndertimin e nje kompleksi te madh komercial (mbi 160,000m2) i cili i akomodon minimalisht 1,500 kompani start-up dhe inovative, pa asnje pagese, deri sa te njejtat te zhvillohen dhe funksionalizohen;
– krijimin e shkolles se programimit/IT/sherbimet e nderlidhura te cilat kane kapacitet punesimi te mbi 10,000 te rinjeve;
– investimin ne kriptovaluta, perfshire edhe krijimin e platformave inovative te kriptovalutave vendore te cilat kthimin ne investim ne keto kohe e kane te pa imagjinueshem;
– kompletimin e nje parku te energjise me ere me kapacitet diku 60MW; qe shtetit ja kthen investimin per 4-5 vite dhe pjesa tjeter i shkon si dividende;
100,000,000.00 EURO, te shpernarda ne 100 EURO per person:
– nuk mjaftojne per asgje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat