Zyba: Mbështetja për bujqit e nevojshme dhe urgjente

Aktuale

Zyba: Mbështetja për bujqit e nevojshme dhe urgjente

Më: 30 mars 2022 Në ora: 18:43
Salih Zyba

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje,  Salih Zyba foli edhe për subvencionin i cili u nda për bujqit me shumë prej 50 milionë euro por që u kundërshtua dhe u akuzua si jo në kohën e duhur nga opozita.

Zyba u shpreh se ky veprim do të ishte në funksionim jo vetëm të produkteve, por edhe të bizneseve, ku ka shumë prej tyre që mund të thonë se është një shumë parash e madhe, mirëpo ai konsideron se nuk është e mjaftueshme.

“ Duke qenë anëtar i një komisioni që kjo fushë mbulohet me mbikqyrjen e këtij komisioni, ndërsa unë jam anëtar i rregullt në këtë komision, dhe konsideroj që kushdo që ka tentuar të hedhin pluhur dhe mjegull mbi këtë veprim që përveçse që është i nevojshëm ka qenë jetik në funksionim jo vetëm të produkteve por edhe të bizneseve që nënkupton bizneset dhe ndërrmarrësit krijojnë këto produkte. Unë personalisht pajtohem me këdo që thotë se janë të vonuara por jo të paqëlluara, ne po flasim për vonesat që deri më tani nuk kanë pasur zbatueshmëri, dhe nëse e kemi parasysh mënyrën, shpejtësinë dhe sasinë dhe si janë mbështetur fermerët në këtë rast, dikush mund të thotë shumë por unë konsideroj që as nuk është shumë e as mjaftueshëm për këto kategori, sepse rregulluesi dhe garantuesi i mirëqenies tonë janë këta prodhues, format e tregtimit dhe produkteve e ndihmojnë dhe e mbështesin, por e garantojnë cilësinë e jetës dhe trendin ekonomik”, deklaroi Zyba.

Ai gjithashtu, foli edhe për buxhetin e kaluar, i cili tha se në përmbyllje të vitit buxhetor nuk e kanë konsideruar si komision, dhe nuk janë ekzekutuar për arsyje të ministrisë ku ka kritere që nuk janë të përmbushura.

“Në buxhetimin e kaluar, në përmbyllje të vitit buxhetor nuk kemi konsideruar si komision, nuk kemi gjetur që nuk janë ekzekutuar për arsyje të ministrisë, mund të ketë pasur dhe ka kritere që nuk janë përmbushur. Ata në pamundësi për të arritur kriteret e ministrisë, neve na vjen keq por duhet të bëhet një mundësi më tutje, një avancim ku ata që nuk plotësojnë kriteret e ministrisë të gjejnë mbështetje në nivele komunale, sepse kriteret e ministrisë mund të jenë të larta dhe të rrepta, mirëpo duke pasur parasysh nevojat qytetare, individuale dhe familjare ata mund të gjejnë zbatim në disa prej projekteve që mund të jenë lokale”, u shpreh ai.

Deputeti i VV-s, mbështetjen dhe shumëfishimit e përkrahjes së Ministrisë së Bujqësisë, e konsideron si nevojë dhe urgjencë.

“Për sa i përket mbështetjes dhe shumëfishimit të përkrahjes së Ministrisë së Bujqësise sot e konsiderojmë si nevojë dhe urgjencë, por përsosja, mbështetja dhe avancimi i shumëllojshmërisë së mbështetjeve duhet të avancohet prej vitit në vit, kjo nënkupton që kemi projekte dhe kemi qëllime të mira t’a ndryshojmë gjendjen nga e kaluara. Është evidente rritja, dhe e konsiderojmë që rritja si rezultat i arsyjeve të jashtme jo vetëm të brendshme, por duhet të kemi parasysh që rritja e mbështetjes është më shumë se çdo rritje, edhe nëse e quajmë si rritje e çmimeve, apo si inflacion, mbështetja e këtyre kategorive është më e madhe se çdo rritje dhe shpenzim”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat