Halit Barani flet për masakrën e Izbicës ku u masakruan 147 shqiptarë, po këtë ditë vriten edhe disa persona në Suhadoll – ja emrat e kriminelëve serbë

Aktuale

Halit Barani flet për masakrën e Izbicës ku u masakruan 147 shqiptarë, po këtë ditë vriten edhe disa persona në Suhadoll – ja emrat e kriminelëve serbë

Nga: N. Sh. Më: 28 mars 2022 Në ora: 08:30
Halit Barani

Kryetari i Këshillit rajonal për të Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Komunën e Mitrovicës, Halit Barani, ka shkruar për masakren e Izbicës, ku janë masakruar 147 shqiptarë nga forcat serbe.

Barani shkruan se ishte ditë Bajrami kur hordhitë ushtarake, paraushtarke dhe milicia kriminele çetnike serbe vrau shqiptarë pa dallim moshe e gjinie.

Kjo masakër sipas tij, zë vend edhe në raportin e Departamentit të SHBA-së.

Ai thotë se atë kohë fotografitë e masakrës janë publikuar nga sateliti.

Sipas tij, pas masakrës, kufomat e të vrarëve, i varrosen fshatarët e Drenicës në fshatin Izbicë, mirëpo, forcat serbe, i zhvarrosin kufomat e të pushkatuarve, duke i dërguar në lokacione të ndryshme në Kosove e në disa vende në Serbi.

Barani shkruan se po këtë ditë serbët vrasin edhe disa persona në fshatin Suhadoll të Epërm.

Postimi i plotë:

Këtu e 23 vite më parë, saktësisht, më 28 mars 1999 ditë Bajrami, në Izbicë të Skenderajt, hordhitë ushtarake, paraushtarake dhe milicia kriminele çetnike serbe vranë dhe masakruan mizorisht 147 shqiptarë të disa fshatrave të Drenicës pa dallim moshe e gjinie.

Masakra e Izbicës zë vend edhe në raportin e Departamentin të SHBA-së. Atë kohë u publikuan edhe fotografitë e bëra nga sateliti, në të cilat qartë shihen 147 varrezat e reja në Izbicë.

Pas masakrës, kufomat e të vrarëve, i varrosen fshatarët e Drenicës në fshatin Izbicë, mirëpo, forcat serbe, i zhvarrosin kufomat e të pushkatuarve, duke i dërguar në lokacione të ndryshme në Kosove e në disa vende në Serbi.

Këtu e 23 vite më parë saktësisht, më 28.III.1999 ditë Bajrami, në orët e mbrëmjes, kriminelët civilë serbë, banorë të fshatit Suhadoll i Epërm, të cilëve iu printe postieri Lubisha Simiq, në oborrin e shtëpisë së vet e vrasin Fehmi (Rexhep) Alushin (49 vjeç) dhe djalin e tij,  Rexhep (Fehmi) Alushin (19 vjeç), djemt e vëllaut të Fehmiut, Avni (Alush) Alushin (22 vjeç) dhe Ilmi (Alush) Alushin (32 vjeç).

Prej aty, në afërsi të ish-kafiterisë “Te Llapa”, policët serbë vrasin edhe Eshref (Fazli) Eminin (54 vjeç), Qerim (Brahim) Rexhepin (50 vjeç) dhe Ahmet (Qerim) Rexhepin (18 vjeç) nga fshati Suhadoll i Mitrovicës, miq të familjes Alushi.

Sipas deklaratës së bashkëshortes së Qerimit, Sabrije Rexhepit (48 vjeç) dhe Zejnepe (Bajram) Eminit (50 vjeç), bashkëshorte e Eshrefit, të cilat kanë qenë të pranishme kur janë pushkatuar të lartpërmendurit, në mesin e kriminelëve ka qenë edhe milici, Ratko Antonijeviq.

Vlen të ceket se deklaratën e ka marrë prej tyre autori i këtyre rreshtave, më 29 mars 1999.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat