Diplomojnë liderët e rinj nga kontingjenti i nënoficerëve të FSK-së

Aktuale

Diplomojnë liderët e rinj nga kontingjenti i nënoficerëve të FSK-së

Më: 20 mars 2022 Në ora: 11:17
Kontingjenti i nënoficerëve të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, kanë diplomuar liderët e rinj nga kontingjenti i nënoficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në një postim në Facebook, Mehaj ka shkruar se “së bashku me aleatët tanë, jemi të pandalshëm, të pathyeshëm dhe të pakthyeshëm!”.

“Me program mësimor të bazuar në modelin e sistemit të arsimor të ushtrisë amerikane, kursantët tanë, zhvilluan njohuritë dhe aftësitë profesionale të udhëheqjes së njësive në teatrot e operacioneve në nivelin taktik. Forca drejtë sukseseve të radhës!”, ka thënë ai.

Ndërkaq, të shtunën, tre ushtarakë të FSK-së kanë diplomuar në fushën e Operacioneve shumëkombëshe të mbështetjes së paqes.

“Përkrah kolegëve nga vende të ndryshme të Botës, Toger Valdet Halimi, Rreshter shtabor Sabri Osmani, Rreshter shtabor Burim Haxhijaj dhe Rreshter shtabor Vedat Shatri, kanë diplomuar me sukses në Kursin për Operacione Shumëkombëshe të Mbështetjes së Paqes (MPSO), në Qendrën Trajnuese Ushtarake Britanike në Vyskov të Çekisë”, ka njoftuar ministri Mehaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat