Sa para janë mbledhur deri tani për Fondin e Sigurisë? Tregon kryeministri Kurti

Aktuale

Sa para janë mbledhur deri tani për Fondin e Sigurisë? Tregon kryeministri Kurti

Më: 7 mars 2022 Në ora: 10:59
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë shifra të sakta se sa fonde janë mbledhur deri tani për Fondin e Sigurisë, por la të kuptohet se janë diku dhjetëra miliona të holla nga dhjetëra mijëra donatorë.

“Deri më tani në Fondin e Sigurisë janë grumbulluar para me numër shtatëshifrorë e donatorë të cilët kanë dhënë para janë në numër katërshifrorë”, ka thënë Kurti.

Kujtojmë se javën e kaluar Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka hapur një llogari zyrtare bankare për pranimin e fondeve të cilat dedikohen për siguri – Fondi i Sigurisë.

Përmes këtij fondi mundësohet pranimi i donacioneve të mërgatës si dhe çdo qytetari që është i interesuar të kontribuojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat