Tërmkolli: Rama duhet të takohet menjëherë me Kurtin

Aktuale

Tërmkolli: Rama duhet të takohet menjëherë me Kurtin

Nga: G.B Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 15:12
Melihate Tërmkolli

Melihate Tërmkolli ka thënë se kryeministri Edi Rama do të duhej të kishte një takim urgjent me kryeministrin Albin Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se sot do të duhej ta shpallte shpërbërjen e Ballkanit të Hapur, përcjell Bota sot.

Postimi i saj i plotë:

Çfarë po bën Kryeministri Rama?! Do të duhej menjëherë një takim me Kryeministrin Kurti! Sot do të duhej ta shpallte shpërbërjen e "Open Balkan". Një aleancë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Kosovë, Mali i Zi e mbase edhe Kroacia, është interes aktual dhe afatgjatë!

#MT

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat