Ramë Buja përlotet kur kujton shokët në Hagë

Aktuale

Ramë Buja përlotet kur kujton shokët në Hagë

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 20:14
Ramë Buja

Ish-komandanti i UÇK’së, Ramë Buja, është përlotur kur ka kujtuar bashkëluftëtarët të cilët aktualisht ndodhen në Hagë. Në 14 vjetorin e pavarësisë, ai e quajti “të rëndë” siç tha, "injorimin e institucioneve ndaj atyre që luftuan për vendin".

Zbehtë, dobët dhe e rëndë për ata të cilët kanë qenë luftëtarë, për ata që kanë qenë bashkë-shpallës të pavarësisë, injorimi i këtyre përmasave që ndodhi ishte i rëndë”, tha Buja.“Ishte i rëndë”, përsëriti ai, duke shtuar se “këtë rëndësi dhe këtë peshë e kamë përjetuar dhe unë”.

“Unë nuk kam dalë askund, nuk kam pasur asnjë gëzim dhe s’kam pasur mundësi as ta vendos flamurin e Kosovës në një pozitë ku zakonisht i kam vendosur flamujt për festa të caktuara”, shtoi Buja në emisionin “Frontal” në T7.I përlotur ai uroi që të mos ketë më festime të ngjashme.

Është e pamundur. Kjo ka qenë tej zbehtësisë por uroj që më të mos na ndodhi një gjë e tillë”, theksoi Buja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat