Masat e reja zbulojnë edhe një vendim të rëndësishëm për pensionerët dhe përfituesit e skemave sociale

Aktuale

Masat e reja zbulojnë edhe një vendim të rëndësishëm për pensionerët dhe përfituesit e skemave sociale

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 23:03
Ilustrim

Në kuadër të masave të reja që janë ndërmarrë për parandalimin e koronavirusit nga ana e Qeverisë së Kosovës, është përfshirë edhe lirimi i përfituesve të skemave sociale dhe pensionale nga paraqitja e rregullt për qëllime evidentimi.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që menaxhohen nga MFPT-ja nga paraqitja e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit, siç kërkohet me ligjet përkatëse”, thuhet në pikën 24 në njoftimin e lëshuar nga kryeministria për masat e reja.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar të premten (4 shkurt) për masat e reja kundër COVID-19 që do të hyjnë në fuqi në këtë ditë.

Në kuadër të masave të reja, është përfshirë reduktimi i orës policore nga ora 00:00-05;00. Në masat e parafundit, ora policore fillonte nga ora 22:00.

Po ashtu, në masat e reja është larguar edhe posedimi i çertifikatës me tri vaksina. Sipas vendimit të ri, në Kosovë do të mund të hyjnë edhe ata që kanë dy vaksina, ose vaksinim me një dozë bashkë me një test negativ PCR.

Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00, ndërsa muzika lejohet vetëm deri në orën 22:00.

Qeveria po ashtu ka lejuar punën e palestrave që iu ishte ndaluar puna me masat e deritanishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat