Kurti takoi Presidentin e Federatës Panshqiptare VATRA, Ilmi Berisha

Aktuale

Kurti takoi Presidentin e Federatës Panshqiptare VATRA, Ilmi Berisha

Më: 26 janar 2022 Në ora: 16:01
Pamje nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, u takua sot me z. Ilmi Berisha, President i Federatës Panshqiptare VATRA, me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri Kurti dhe z. Berisha u pajtuan që Qeveria e Kosovës dhe VATRA, si dhe të gjitha shoqatat e tjera relevante të vullnetit të mirë, duhet të punojnë së bashku për të promovuar vlerat dhe jetën e shqiptarëve kudo, si dhe të forcojnë praninë politike në vendet partnere të aleancës strategjike.

VATRA është shoqatë shqiptaro-amerikane, e cila që nga viti 1912 ka mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara, si dhe ka lobuar pranë Kongresit dhe qeverisë amerikane për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë dhe në mbarë botën.

Takimi i parë për të bashkuar të gjitha organizatat shqiptaro-amerikane në një federatë u zhvillua më 24 dhjetor 1911, në Boston. Ky takim është thirrur me iniciativën e shoqatës “Besa-Besën”. Patriotët e shquar shqiptarë Faik Konica dhe Fan Noli ishin ndër ata që iniciuan themelimin e VATRËS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat