Ehat Miftaraj nga IKD e ka quajtur lajm të jashtëzakonshëm që Kosova ka shënuar progres në luftimin e korrupsionit.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se për këtë duhet të ndihet krenar Rafet Halimi, prokurori i PSRK në rastin Subvencionet, për guximin dhe vullnetin për të ushtruar detyrat dhe përgjegjësitë që ia jep Kushtetuta dhe ligji, përcjell Bota sot.
Postimi i tij i plotë:
Kosova shënon progres në luftimin e korrupsionit.
Më në fund një lajm i mirë, lajm i jashtëzakonshëm.
Rafet Halimi, prokurori i PSRK në rastin Subvencionet besoj se sot duhet të ndjehet krenar për punën, guximin dhe vullnetin për të ushtruar detyrat dhe përgjegjësitë që ia jep Kushtetuta dhe ligji.