Policia në aksion, arrestohen 13 persona

Aktuale

Policia në aksion, arrestohen 13 persona

Më: 17 janar 2022 Në ora: 09:50
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar 13 persona gjatë 24 orëve të fundit.

Kështu thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas këtij raporti të arrestuarit janë nga Klina, Istogu, Prizreni, Suhareka, Ferizaj, Gjilani, Prizreni dhe Prishtina.

Këta persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale si: armëmbajtje pa leje, lëndim trupor, kanosje e dhunë në familje.

Po ashtu policia bën të ditur se 8 persona janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat