Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për gjenocidin në Kosovë

Aktuale

Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për gjenocidin në Kosovë

Më: 15 janar 2022 Në ora: 14:47
Tribuna e organizuar në shënimin e 15 Janarit, Ditës së Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, nga Instituti për të Vërtetën, Drejtësinë dhe Paqen.

Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë ndërsa shteti i Kosovës duhet të prezantojë në mënyrë më të drejtë krimet serbe të kryera me vite në vendin tonë dhe Serbia të mbahet përgjegjëse për gjenocidin. Kështu u tha në tribunën e organizuar në shënimin e 15 Janarit, Ditës së Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, nga Instituti për të Vërtetën, Drejtësinë dhe Paqen.

Profesori Jusuf Osmani deklaroi se Serbia kishte kryer krime në Kosovë në vazhdimësi ndërsa në vitin 1999 vrasjet u bënë masive derisa u shndërruan në masakra, siç është ajo edhe e Reçakut.

Osmani: Vrasjet u bën fenomen masiv më 1999

“Në Kosovë, agresori serb përveç krimeve që kanë bërë gjatë periudhave të mëhershme historike deri në krime makabre në vitet 1998-99, krime kundër njerëzit të cilat ishin të përmasave aq të mëdha sa që ka të bëjë me elementin e gjenocidit. 04:55Vrasjet në vijimësi kanë qenë një nga format më të rënda të realizmit të projektit serbo-madh për Kosovën, por derisa gjatë viteve të fundit represioni serb në Kosovë, vrasjet ishin raste specifike dhe kryesisht individuale, gjatë dy viteve (1998-99), sidomos në ‘99-ën vrasjet u bënë fenomen masiv, vrasje masive dhe të përditshme që rrezikonte të gjithë shqiptarët pa dallim. Rastet e vrasjeve masive janë të shumta, ato ishin masakra të vërteta siç është masakra e Reçakut të cilët po mundohen ta mohojnë”, tha ai.

Dekani i Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Tetovës, Qebir Avziu, deklaroi se nuk vihet në diskutim nëse ka ekzistuar gjenocidi në Kosovë, pasi të gjitha provat dhe argumentet dëshmojnë për këtë gjë.

Profesori Avziu deklaroi se Kosova duhet ta padisë Serbinë për gjenocid, e nëse jo Kosova këtë ta bëjë Shqipëria si anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Avziu: Kosova duhet ta padisë Serbinë për gjenocid

“Nëse Serbia shpallet e fajshme për gjenocidin në Kosovë, gjeneratë pas gjenerate, kurrë nuk shlyhet, është një njollë e përjetshme, pastaj çështja tjetër, është kompensimi i dëmit, që do të duhet ta bëjë Serbia ndaj Kosovës dhe kjo është 9 miliardë euro. Pra është një shumë tre-katër herë që e tejkalon buxhetin e Kosovës, pra bëhet fjalë për shumë të mëdha. Kjo duhet të bëhet nga ana e Kosovës dhe nëse jo kjo, atëherë do të duhet dikush që është anëtar i OKB-së ta paraqesë padinë në emër të Kosovës e që është Shqipëria. [...] Mendoj që provat në Kosovë janë të mbledhura, argumentet janë, të gjitha faktet, vetëm duhet që çështja të hapet pra gjykatës dhe të zhvillohet procedura”, u shpreh ai.

Profesori tjetër, Lulzim Nika, tha se Kosova duhej të kishte strategji më të mirë për të paraqitur krimet serbe në botë, ndërsa theksoi se edhe sot krimet nuk paraqiten ne mënyrë të drejtë.

Nika: Krimet nuk paraqiten në mënyrë të drejtë

“Opinioni ndërkombëtar e dënoi në mënyrë unanime Masakrën e Reçakut, por për fatin e keq edhe sot pas dy dekadave e më shumë politikanë të papërgjegjshëm dhe një mungesë e madhe e prezantimit nga vet shteti i Kosovës i masakrave serbe, ende ka dilema dhe masakrat dhe krimet serbe në Kosovë nuk prezantohen në mënyrë të drejtë”, tha Nika.

Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat