Iniciohet procedurë disiplinore ndaj prokurores S.K për rastin e vrasjes së Lirie Qemirajt

Aktuale

Iniciohet procedurë disiplinore ndaj prokurores S.K për rastin e vrasjes së Lirie Qemirajt

Më: 10 janar 2022 Në ora: 15:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë të ditur se ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj prokurores S.K lidhur me rastin e viktimës Lirie Qemiraj nga Llausha e Skenderajt.

Kështu është bërë e ditur nga Prokuroria e Mitrovicës përmes një njoftimi për media.

“Pas kërkesës së Kryeprokurorit të Shtetit Aleksandër Lumezi, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë Ismet Ujkani, pas analizimit të gjitha shkresave të lëndës dhe konform Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, sipas detyrës zyrtare, ka iniciuar procedurën disiplinore ndaj prokurores S.K., lidhur me rastin e viktimës L.Q nga Llausha e Skenderajt”, thuhet në njoftim.

48-vjeçarja Lirije Qerimaj u vra të mërkurën në Llaushë të Skenderajt nga bashkëshorti i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat