Deputetja e LVV-së thotë se në shumë raste janë tejkaluar pritjet qytetare nga Qeveria Kurti

Aktuale

Deputetja e LVV-së thotë se në shumë raste janë tejkaluar pritjet qytetare nga Qeveria Kurti

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 22:21
Arbreshë Kryeziu-Hyseni

Deputetja e LVV-së Arbreshë Kryeziu-Hyseni ka lavdëruar punën e Qeverisë Kurti, pasi sipas saj ajo erdhi në kohë të vështirë.

Kryeziu ka numëruar disa prej atyre që ajo i quan suksese të Qeverisë Kurti.

“Në shumë raste janë tejkaluar pritjet tona pasi qeveria është marrë në një kohë pandemie. E kemi marrë Ministrinë e Shëndetësisë pa asnjë kontratë për vaksina dhe sot kemi 1.6 milionë vaksina të administruara”, tha ajo.

“Janë kaluar një numër i madh i projektligjeve të rëndësishme në Kuvend si Projektligji për Agjencinë kundër korrupsion, jemi në draftin e parë të Ligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Kemi themeluar institutin për adresimin e krimeve të luftës. Janë marrë një numër i madh aksionesh policore duke goditur grupet kriminale”, shtoi tutje Kryeziu-Hyseni.

Deputetja thotë se megjithatë disa vendimi si ndihma për lehonat apo arsimi falas ka marrë më shumë vëmendjen nga qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat