'Ballkani i Hapur' e bën Kosovën vend transit dhe konsumues

Aktuale

'Ballkani i Hapur' e bën Kosovën vend transit dhe konsumues

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 21:57
Dardan Sejdiu

Analisti politik dhe njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka folur rreth nismës së quajtur “Ballkani i Hapur”.

Ai tha se përfshirja e Kosovën në “Ballkanin e Hapur” e bën edhe më problematik bilancin tregtar të vendit duke e bërë Kosovën si vend transit dhe konsumues.

Sejdiu thotë se nuk ka marrëveshje për tregti të lirë dhe as “Ballkan të Hapur” me shtetet që pretendojnë të hyjnë në BE, pa qenë nën direktivat e BE-së.

“Cili është bilanci tregtar i Republikës së Kosovës? Shtatë me një. Çfarë do të ofronte në një treg të tillë Republika e Kosovës si shtet i cili tash e një dekadë po tenton të zhvillohet dhe të ndërtojë një kapacitet eksportues dhe që po dështon ta krijojë”.

“Rreziqet janë të jashtëzakonshme Me “Ballkanin e Hapur”, Kosova përfundon duke qenë transit dhe konsumues, pra bilanci tregtar shkon duke u bërë ende me problematik, përtej kësaj politikat tregtare dhe fiskale futen nën një ombrellë që është direktiva e BE-së, përtej kësaj levat monetare nuk i ke në dorë se është euro” është shprehur Sejdiu.

Sejdiu ka listuar gjashtë pika lidhur me “Ballkanin e Hapur” që lidhën me tregi dhe sovranizim të Kosovës.

Ai thotë se nuk mund të ketë diskutim të pangarkuar për tregje pa interes për vendin.

“Nuk ka diskutim në politikë kur nuk je i ngarkuar për interesin tënd. Këtu po e zhveshim interesin e republikës për interesin e rajonit dhe kërkesës së SHBA-së”, është shprehur Sejdiu.

Tutje, ai tha se në Ballkan mund të flitet për integrime vetëm atëherë kur ky rajon zhvishet nga politikanët e viteve 90’, ku këtu sipas tij bën pjesë edhe kryeministri aktual, Albin Kurti.

“Në momentin që zhvishet Ballkani prej politikanëve të viteve 90’, është momenti kur mund të flasim pa ngarkesa patriotike e nacionaliste për integrime, nuk jemi të zhveshur prej tyre. Kurti është politikani i fundit i gjeneratës së vjetër”, është shprehur Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat