Hisen Berisha: Amerika goditi krimin në veri

Aktuale

Hisen Berisha: Amerika goditi krimin në veri

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 21:32
Hisen Berisha

Ish-komandanti i UÇK’së, Hisen Berisha mirëpriti sanksionimin e disa serbëve nga Kosova, të cilët, sipas Shteteve të Bashkuara janë pjesë e një grupi të krimit të organizuar. Thotë se në këtë mënyrë, u godit krimi në veri.

“Unë mendoj se për veriun duhet të flitet vetëm me gjuhën e Kushtetutës. Ka zgjidhje Kushtetuta jonë për atë pjesë. Kanë pjesë ligjet tona për atë pjesë. Pjesa veriore s’është e lënë anash nga Kushtetuta”, tha Berisha.

“E rëndësishme është se me këtë veprim të SHBA’së, të goditjes që i ka dhënë krimit organizuar  në veri të vendit  e që unë mendoj se duhet të shtrihet në tërë vendin, t’i jepet goditje krimit, janë arritur dy efekte. Nën një janë identifikuar, janë identifikuar personat që kanë qenë pengesë edhe e shtrirjes së pushtetit, edhe e ligjshmërisë në të zonë dhe zhvillimit e mirëqenies e stabilitetit. E rëndësishme është që personat kyç, që kanë qenë nyja e jo stabilitetit në veri, tash janë identifikuar dhe janë godit nga partneri më i fuqishëm i Kosovës”, shtoi ai.

“Dhe dy, çka është arritur atje, është çështja e krijimit të hapësirës për dialogim”, theksoi Berisha.

Më 8 dhjetor, Shtetet e Bashkuara njoftuan se kanë futur në listën e sanksioneve: Millan Radoiçiq, Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq, Srgjan Vulloviq, Zhelko dhe Andrija Bojiq dhe Radulle Steviq – të gjithë serbë nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat