Mërgimtari gjendet i vdekur në Pejë, këto janë dyshimet e para

Aktuale

Mërgimtari gjendet i vdekur në Pejë, këto janë dyshimet e para

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 20:22
Pamje nga videoja

Një 68 vjeçar nga Peja, është gjetur i vdekur tek vendi i njohur si “Te Bazeni”, në Pejë.

Viktima Nusret Belegu u tha se mbrëmjen e së hënës ishte në shoqëri të disa vetave, por kur ndodhi rasti qe i vetëm.

Këtë vdekje e ka konfirmuar edhe policia, e cila po vazhdon të merret me hetimet lidhur me këtë rast.

Ata që e njohën  viktimën, hedhin poshtë mundësinë për ndonjë vdekje të qëllimshme.

Ndërkaq me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Mjekësi Ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat