Ky është politikani që në ditën e betimit, mori flamurin e Amerikës

Aktuale

Ky është politikani që në ditën e betimit, mori flamurin e Amerikës

Nga: N. Sh. Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 16:53
Pamje nga Kuvendi Komunal Gjilan

Kushtrim Kadriu, kryetar i Lëvizjes Vatra, gjatë ditës së sotme ka bërë betimin si asambleist në komunën e Gjilanit.

Ai gjatë betimit të tij, e kishte marrë flamurin e Amerikës, flamur ky i shtetit më mik të kombit tonë.

Kadriu ka publikuar disa fotografi në rrjetin social facebook.

Postimi i plotë:

Sot bëra betimin si asambleist i Komunës së Gjilanit.

Me vete në betim e pata edhe flamurin e SHBA-ve, flamur i cili mungoi në asamblenë komunale.

Flamuri i shtetit themeltar të Kosovës duhet të kthehet sa më parë në sallën e kuvendit komunal.

Image
Kushtrim Kadriu i cili e mori flamurin e SHBA-së gjatë betimit në Kuvendin komunal të Gjilanit

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat