Si e vranë në pritë, Kosovë Zeqirajn, e të plagosurin Albertin e mbytën mjekët e Pejës!

Aktuale

Si e vranë në pritë, Kosovë Zeqirajn, e të plagosurin Albertin e mbytën mjekët e Pejës!

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 16:39
Kosovë dhe Albert Zeqiraj

Një nga krimet e shumta të pas luftës, që të rrëqeth deri në palcë, dhe që të ngre zemërimin edhe sot, është kur e kupton se si vriteshin djemtë e rinj, në lule të rinisë.

Nuk iu mjaftoi atentati ku e lanë të vdekur në vend Kosovë Zeqirajn, në hyrje të shtëpisë së tij, por pasi mbet i plagosur kushëriri i tij Arben Zeqiraj, i urdhëruan mjekët që ta linin të vdiste nga plagët.

Më 10 dhjetor 2021, bëhen 20 vjet, nga atentati ndaj djemve Zeqiraj, Kosova - djali i vëllait të publicistit Idriz Zeqiraj, Tafës dhe Albertit (Beni), siç njihet, djali i xhaxhait të publicistit, Rexhepit.

Ata të dy po ktheheshin nga Prishtina, dhe pasi e kishin lënë në shtëpinë e tij në fshat Fadil Feratin, ndërsa po i afroheshin hyrje në shtëpinë e tyre, sulmohen me armë të ndryshme, në errësirë, dhe nga plagët do të vdisnin, njëri aty për aty dhe tjetri, në spital nga refuzimi i ndihmës nga mjekët.

Një përvijim biografik i Familjes Zeqiraj

Gjyshi i familjes Zeqiraj, Smajl Syla Zeqiraj, ka marrë pjesë në lëvizjen lokale, anti-osmane, ku ka humbur vëllanë Sadriun. Përgjatë kralevinës jugosllave, ka qenë kaçak.

Babai i Idrizit, gjyshi i Kosovës, Sadri Smajli Zeqiraj, në kohën e Shqipërisë së Bashkuar, ka shërbyer në Policinë e Skënderajt, prej nga është caktuar shoqërues i parë i Mehmet Gradicës, deri në vetëvrasjen e tij. Prej andej, është bashkuar me çetat nacionaliste, në mbrojtje të Sanxhakut shqiptar, së bashku me vëllain e tij të vogël, Rexhepin. Ai luftoi nën komandën e Bajram Gashit, nga Uça e Istogut, kuadër nga Akademia ushtarake e Italisë, më vonë, mësues dhe drejtor i Shkollës së Shenavlashit të Durrësit, gjyshi i Vjollca Vokshit, dikur, zëdhënëse e PDSH-së dhe deputete e PDSH-së.

Me rastin e 60-vjetorit të rënies së Rexhep Smajl Zeqirajt, në mbrojtje të Rozhajës, Instituti i Historisë, në koordinim me Kuvendin Komunal të Istogut, e përkujtoi Rexhepin, si ushtarin më të ri, (vetëm 17 vjeç, kur është vrarë), të nacionalizmës shqiptare, në Luftën e Dytë Botërore. Babai i Albertit, e trashëgon emrin e vëllait të vrarë.

Familja Zeqiraj, djemtë e gjyshit-Sadrisë, me nipa, kanë përjetuar përndjekjen dhe burgjet politike që në vitin 1945, dhe i fundit është liruar më 1992!

Djemtë e familjes Zeqiraj, Kosova, djali i vëllait të publicistit Idriz Zeqiraj, ka lënë nusen me dy vajza, Beni jo, ishin, të rinj. Kosovës i ka vdekur nëna, tri vjet më parë, ndërsa babai 80 vjeçar jeton.

Kosova ishte shoqërues dhe shofer i kryetarit Fadil Ferati, por, shoqëronte edhe Presidentin Rugova, kur bënte vizita në Dukagjin. Kosova u ballafaqua me kriminelët në Drenicë, te Kroni i Mbretit, kur donin t`i pengonin autobusët e Istogut, në mitingun e LDK-së në Prishtinë, deri në çarmatosjen e kreut të Veteranëve të Luftës, Fazli Veliut me shokë. U angazhua fort kundër haraçit, në Istog, Pejë, Gjakovë. Kishte energji dhe guxim të tepruar. Beni nuk i ndahej Kosovës, sa herë që i epej rasti.

Atentati

Më 10 dhjetor 2001, ishte dita e hapjes të seancës së parë të Parlamentit të Kosovës. Në kthim, Kosova, së bashku me Albertin, pas dërgimit në shtëpinë e tij, të kryetarit Fadil Ferati, në Gurrakoc, dhe kthimit në shtëpinë e tyre në Banjë, në oborr, ende pa dalur nga vetura-xhip zyrtare, goditen nga dy armë të rënda. Kosova mbetet i vdekur në veturë, ndërsa Benin e dërgojnë në spitalin e Pejës.

Gjatë rrugës, deri në spital, Beni ka folur normalisht, duke e lutur babën e vet "më shpëto". Policia ka bllokuar komunikimin e familjes, me Benin e plagosur në spital. Benin e ka goditur vetëm një plumb, krejt në fund të barkut. Në raportin e Policisë të UNMIK-ut, kopje e dorëzuar familjes, shkruhet: "Mjekët e spitalit nuk kishin disponim, për ta shpëtuar të plagosurin", Albertin! Ai vdiq, thjeshtë, nga gjakderdhja e shpenguar! E tmerrshme!

Si dështoi zbulimi i atentatit?

Kosova ka lënë nusen dhe dy vajza, Valerinë dhe Arbreshën. Babai Tafa, 80 vjeçar, i burgosur dhe i dajakosur në vitet e `80-a, jeton, ndërsa nëna Fatime ka vdekur tre vjet më parë.

Image
Presidenti Rugova me vajzat e Kosovë Zeqiraj, Valeria dhe Arbresha

Tafa është burgosur, kur është arrestuar dhe dënuar me 11 vjet e gjysmë, djali i xhaxhait të tij, Riza Zeqiraj, ushtar në Manastir, me grupin e Sali Kastratit nga Hogoshti i Kamenicës.

Familja Zeqiraj ka jetuar në bashkësi familjare, 64 anëtarë, me xhaxhallarët, afro 70 vjet, për të përballuar më lehtë, përndjekjet dhe burgjet e pushtetit komunist serbo-sllav. Familja u ndëshkua me përjashtim, "me leçitje" dhe konfiskim të 4 hektarëve tokë - ndër vade -, ujitje. Beni nuk ka lënë fëmijë, ndërsa babai Rexhepi, ish i burgosur politik, jeton, dhe nëna Mire gjithashtu.

PËRGATITI: I. M.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat