Azem Vllasi: Gjykata Kushtetuese nuk thotë që Asociacioni nuk duhet të formohet

Aktuale

Azem Vllasi: Gjykata Kushtetuese nuk thotë që Asociacioni nuk duhet të formohet

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 23:41
Azem Vllasi

Opionionisti Azem Vllasi është shprehur se Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk është kundër themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe.

“Gjykata Kushtetuese nuk ka thënë që nuk duhet të formohet Asociacionit, por që duhet të formohet konform Kushtetutës”, është shprehur Vllasi.

“Asociacioni duhet të themelohet konform Kushtetutës”.

Sa i përket procesit të dialogut me Serbinë, ai ka thënë se pala e Kosovës duhet të jetë çdo herë e gatshme.

“Pala kosovare duhet të shprehet se është e interesuar për dialog dhe marrëveshjen finale. Sa më shpejt aq më mirë. Nuk varet nga pala kosovare se kur do ta pranojë Serbia, Kosovën, ajo varet nga faktorët perëndimorë dhe agjendave të brendshme të Serbisë”.

“Pala serbe e ka taktikën e vetë. Ne duhet thënë se jemi të gatshëm për dialog dhe të interesuar për marrëveshjen finale gjithëpërfshirëse”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat