Agim Veliu tregon arsyet që u shkarkua nga Kurti

Aktuale

Agim Veliu tregon arsyet që u shkarkua nga Kurti

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 21:35
Agim Veliu

Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, ka treguar arsyet se pse është shkarkuar nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme në kohën e Qeverisë Kurti 1.

Ish-kryetari i Podujevës tha se arsyet e shkarkimit të tij nga kryeministri Kurti atëbotë ishin kryesisht politike.

Tutje ai ka thënë se s’ka qenë arsyeja e shkarkimit deklarata e tij kur thotë se duhet të ndodhë gjendja e jashtëzakonshme, që u propozua nga ish-presidenti Hashim Thaçi, atëkohë, për shkak të gjendjes me COVID-19.

“Në deklarime të ndryshme Kurti ka thënë tre a katër variante ja është kjo ja është ajo. S’ka qenë arsyeja kjo (deklarata për gjendje të jashtëzakonshme). Arsyet kanë qenë tjera, pra politike. Ka qenë qëndrimi im kundër, refuzues, për koalicion parazgjedhor. Kam qenë tepër i vendosur që mos të bëjmë koalicion me Vetëvendosjen”.

“Unë kam qenë skeptik edhe për koalicionin pas-zgjedhor. E kam respektuar vendimin e LDK-së. Unë asnjëherë s’kam dalur jashtë qëndrimeve dhe vendimeve të LDK-së dhe si nënkryetar i saj kam qenë pjesë e bisedave dhe e kam vërejtur që me VV-në është e vështirë të arrihet marrëveshje për bashkëqeverisje. Mendimi për VV-në s’ka ndryshuar asnjëherë”, deklaroi ish-nënkryetari i LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat