Skandal/Analisti nga Amerika reagon ashpër ndaj Blerta Deliut, ka një pyetje për të

Aktuale

Skandal/Analisti nga Amerika reagon ashpër ndaj Blerta Deliut, ka një pyetje për të

Nga: G.B Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 07:31
Blerta Deliu

Analisti nga Amerika, Binak Maxharraj ka reaguar ashpër ndaj deputetes së PDK-së, Blerta Deliu.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se deri sot vetëm serbët e kanë quajtur UÇK terroriste, derisa e ka pyetur se a I ka përfshirë deputetja edhe Komandantët e UÇK-së në Hagë e gjetiu, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se PDK duhet t’ia marrë mandatin e deputetes asaj dhe ta largojë nga partia.

Postimi i tij i plotë:

SKANDAL:

A MOS JA KA PI SORRA MENDTË BLERTA DELIUT-KODRA?!

Deri më sot Ushtrinë tonë të lavdishme Çlirimtare (UÇK) e kanë quajtur terroriste Millosheviqi Vuçiqi, Daçiqi, etj.

Nga sot Vuçiqit, Daçiqit, etj. iu bashkua edhe Blerta Deliu-Kodra e cila bash ne Parlamentin e Kosovës UÇK e quajti terroriste.

Kjo farë Blerta Deliu-Kodra kur e ka quajtur UÇK terroriste, a mos i ka përfshirë edhe Komandantët e UÇK-së në Hagë e gjetiu.

Turpi ia mbuloftë fytyrën kësaj të pafytyre, dilengjie e cila i sulmon vlerat më sublime të UÇK-së e cila na e solli lirinë, e bëri këtë sepse edhe vetë është e pavlerë.

A mos ja ka pi sorra mendtë nga pasuria milionëshe e pajusifikueshme.

Më së paku se çfarë mund të bëjë PDK është t’ia marrë mandatin e deputetes, por edhe ta përjashtoi nga partia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat