Në shtatë komuna brenda Beogradit ka murale për kriminelin e luftës Ratko Mladiç!!

Aktuale

Në shtatë komuna brenda Beogradit ka murale për kriminelin e luftës Ratko Mladiç!!

Nga: F.B. Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 09:53
Murale për të dënuarin për krime lufte Mladiç

Vazhdojnë polemikat edhe kundërshtimet rreth muraleve për kriminelët edhe nacionalistët serb që kanë marr hov e vazhdojnë të shtrihen në Beograd, kështu sipas “Danas” në shtatë komuna të qytetit të Beogradit janë krijuar murale për ish-komandantin e Ushtrisë Srpska në Bosnje të dënuar për krime lufte në Hagë, transmeton “Bota Sot”.

Murale për të dënuarin për krime lufte Mladiç sipas kësaj gazete ndodhen në komunat Beogradi i Ri, Rakovica, Vraçar, Kotezh, Karaburma dhe Qyteti i vjetër, ndërkohë që situata dhe trazirat kanë nxit edhe murale të figurave tjera nacionaliste çetnike që shihen dita ditës.

Gazeta “Danas” ka marr nga një lexues anonim fotografi të gjitha këtyre muraleve: Në Beogradin e Ri murali gjendet në ndërtesën e sheshit Mihajlo Pupin, ndërtesa përball arkivit në anën e majtë.

Ky mural disa herë është ngjyrosur me qëllim fshirjen, por ai pastrohet përsëri nga persona të ndryshëm.

Të enjten me 11 nëntor në mesditë edhe pse ishte ngjyrosur, në te shkruante “kriminel”. Të nesërmen është pastruar dhe është paralajmëruar ruajtja e tij.

Murali tjetër i Mladiç është në komunën Rakovica në rrugën “Hasanginica”, ai ishte ngjyrosur me ngjyrë të kuqe, por pastaj është pastruar dhe ri vizatuar.

Në komunën Vraçar ndodhen dy murale të Mladiç në këndin e rrugës “Njegosh” dhe rrugën “Aleksa nenadoviç”, edhe ky disa herë është ngjyrosur me gëlqere edhe përsëri u pastrua.

Si dihet me 8 nëntor aktivistet e shoqërisë civile Aida Çorociç dhe Jelan Jaçimoviç pas hedhjes së vezëve janë arrestuar brutalisht nga policia.

Ato janë arrestuar kinse nga polico civil që nuk janë legjitimuar ku punojnë.

Murale të Mladiç ndodhen edhe në Kotezh në rrugën “Trajko Grakoviç” tek udhëkryqi, por atje nuk dihet se në çfarë gjendje është ai mural.

Murali tjetër është në Karaburma , i fotografuar dje në murin e sallonit frizer, rruga “Marijana Gregorian 66”, ndërsa në Qytetin e vjetër, murali ndodhet në rrugën “Hilandarska”, por nuk dihet gjendja e tyre aktuale.

Në Beogradin e Ri, murali i Ratko Mladiç është në ndërtesën në këndin e rrugës së sheshit Gjingjiq, me gjasë mund të ketë edhe tjerë sikurse edhe murale të nacionalistëve edhe çetnikëve tjerë.

Shoqëria civile dhe aktivistë të drejtave të njeriut i fshijnë apo ngjyrosin, por ata vazhdimisht pastrohen edhe ri-krijohen , ndërkohë që kjo “betejë” pro e kundër nxit edhe murale tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat