Lufta kundër korrupsionit/ Analisti: Ky është gabim fatal!

Aktuale

Lufta kundër korrupsionit/ Analisti: Ky është gabim fatal!

Nga: A.M. Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 22:48
Foto ilustrim

Analisti politik, Skënder Mulliqi ka kërkuar që të merret më me seriozitet lufta kundër korrupsionit.

Ai tha se është koha që të ndalen shakat dhe ta luftojmë korrupsionin, pasi po na kushton me izolim dhe varfëri.

“Asnjë version tjetër nuk na nxjerrë nga krizat e katandisura që shumë kohë…!Duhet të shuhen të privilegjuarit e kësaj shoqërie? Nuk guxojmë nga askush të frikësohemi? Nuk guxojmë të shikojmë se si anija Kosovë po mbytet…”, shkroi Mulliqi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Lufta kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë, më shumë ka ngjarë në shaka. Mirë do të ishte të ndërpresim hajgaret, se mos lufta kundër korrupsionit dhe krimit po na kushton më izolim, me varfëri, me largime masovike nga vendi, dhe po na largon nga Evropa e bashkuar. Është koha që të dëgjohet zëri qytetar, është koha që fatin tonë mos ta lëmë në duar të regjimeve të cilat deri tash nuk i patëm të mira. Të angazhohemi të gjithë edhe mediet që të luftojmë për të vërtetën? Të mendojmë mirë për vetën dhe gjeneratat që po vijnë? Të mendojmë dhe të bëjmë të ditur së vetëm lufta kundër korrupsionit është shpëtimi ynë? Luftën kundër korrupsionit ta përkrahim të gjithë. Mos të kujtojmë se korrupsioni gjendet në radhën e kundërt të interesit tone. Ky është gabim fatal. Ta flakim logjikën e mënyrës eksplicite se ka kohë kur e luftojmë korrupsionin, e jo bash tash!? Korrupsioni është bërë armiku ynë më i madh? Është koha e fundit të kuptojmë se punët e ndyta na dërgojnë në burgosje kolektive, kurse punët e mira janë e ardhmja jonë e ndritur? Unë edhe ju duhet të llogarisim se nuk jemi aq të prapambetur që hipokrizin ta konsiderojmë për shkathtësi! Askush nuk është aq i mjerë për të mos kuptuar se rrëfimi për demokracinë, bëhet me legjitimimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar? Koha që vërtetë të mendojmë esull …?!Asnjë version tjetër nuk na nxjerrë nga krizat e katandisura që shumë kohë…!Duhet të shuhen të privilegjuarit e kësaj shoqërie? Nuk guxojmë nga askush të frikësohemi? Nuk guxojmë të shikojmë se si anija Kosovë po mbytet…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat