Gjenden mbetje mortore brenda bazës së KFOR-it në Dragodan

Aktuale

Gjenden mbetje mortore brenda bazës së KFOR-it në Dragodan

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 18:28
KFOR

Në bazën e KFOR-it në lagjen Dragodan të Prishtinës janë gjetur disa mbetje mortore, derisa eskavatorët po punonin në ndërtimin e një godine të re. 

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KFOR-it, Antonio Minutella.

Sipas përgjigjes së tyre, nuk dihet se cilës kohë i takojnë mbetjet mortore e as se të sa personave mund të jenë ato.

“Gjatë punimeve të gërmimit për ndërtimin e një godine të re, me sa duket u gjetën mbetje njerëzore. Për momentin nuk dihen detaje të tjera”, thuhet në përgjigjen e KFOR.

Hetimet, sipas KFOR-it, janë duke vazhduar dhe janë duke u zhvilluar nga Policia Ushtarake e KFOR-it dhe Policia e Kosovës.

“Të gjitha provat i janë dorëzuar Policisë së Kosovës, e cila është duke e zhvilluar hetimin e rastit”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat