Ish-ministri i Shëndetësisë flet për largimin e Arben Vitisë

Aktuale

Ish-ministri i Shëndetësisë flet për largimin e Arben Vitisë

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 19:56
Arben Vitia

Arben Vitia e la postin e ministrit të Shëndetësisë pak ditë më parë për t`i hyrë garës për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Vendimin e tij nuk po e arsyeton Ferid Agani, që dikur e mbante vetë këtë pozitë.

Ndërrimet politike, sipas asaj që ai tha ndikojnë në menaxhmentin shëndetësor.

Kam qenë shumë kundër kur ishte larguar ministri në detyrë Arben Vitia në vlugun e pandemisë, vitin e kaluar. Ka qenë situatë paradoksale që s`prisja që do të ndodhte prapë. Nuk e arsyetoj këtë zhvillim”, vlerësoi Agani.

Agani beson se edhe vetë Vitia do të përgjigjej kështu.

Me e pyet edhe Vitinë kishte me thanë se do të ishte kundër kësaj. Por, ai është pjesë e një organizate politike, e cila është në situatë të veçantë të zgjedhjeve lokale, e cila e ka matur si pjesë më të rëndësishme vaksinimin e popullatës që është bërë në kohën e Vitisë, ku këtu është bërë një punë e shkëlqyeshme”, theksoi ai.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat