Alarmon profesori i sigurisë: Lëvizjet e xhandarmërisë në kufi nuk janë mesazh i mirë i Serbisë, Vuçiq nuk dallon nga Millosheviqi

Aktuale

Alarmon profesori i sigurisë: Lëvizjet e xhandarmërisë në kufi nuk janë mesazh i mirë i Serbisë, Vuçiq nuk dallon nga Millosheviqi

Nga: M.L. Më: 23 shtator 2021 Në ora: 14:18
Xhandarmria serbe, foto e publikuar nga prof.Avni Islami

Profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami vlerëson se lëvizjet e xhandarmerisë serbe përgjatë kufirit Kosovë-Serbi në veriun e Mitrovicës nuk paraqesin mesazh të mirë për shtetin serb.

Sipas tij, kjo po i trimëron serbër lokal për veprime të kundërligjshme.

Lëvizjet e Xhandarmërisë, përgjatë kufirit Kosovë - Serbi në Veriun e Mitrovicës është mesazh jo i mirë nga shteti serb. Kjo reflekton edhe te serbët lokal dhe në një mënyrë po i trimëron ata që të ndërmarrin veprime anti ligjore dhe po rrezikojnë rendin dhe qetësinë publike”, u shpreh Islami.

Ai potencoi se Vuçiq nuk dallon nga Millosheviqi, pasi po i përdorë mediet për nxitjen e trazirave dhe po e provokon situatën në veriun e Kosovës.

Deri më tani Institucionet e Sigurisë të udhëhequra nga Qeveria e Kosovës janë duke e menaxhuar situatën sipas planit!”, përfundoi Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat