Ramush Haradinaj çartet me Hekuran Muratin, ja si e quan

Aktuale

Ramush Haradinaj çartet me Hekuran Muratin, ja si e quan

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 21:59
Ramush Haradinaj dhe Hekuran Murati

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur hajn të vogël ministrin e financave, Hekuran Muratin.

“Ajo çka unë shoh te ky ministër i financave, se jo pa arsye e kanë prue, ky është një hajn i vogël i Kurtit, si një kohë Liburni, Durmishi e të tjerë”, tha Haradinaj.

Haradinaj gjithashtu ka kritikuar Qeverinë Kurti për skadimin e 130 mijë vaksinave Astra Zeneka.

Haradinaj ka thënë se po të ishte ai kryeministër e ta dinte se i kishte aq vaksina, do shkonte nëpër studio televizive t’ju spjegonte qytetarëve që ato janë të sigurta e t’u bënte thirrje për vaksinim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat