Haxhi Avdyli për Vitinë: Ka njohuri të thella, është 24 orë i angazhuar

Aktuale

Haxhi Avdyli për Vitinë: Ka njohuri të thella, është 24 orë i angazhuar

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 22:03
Pamje nga takimi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli ka zhvilluar së fundi një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Avdyli i cili me profesion është mjek u deklarua lidhur me situatën e krijuar si pasojë e përhapjes së virusit COVID-19.

Përmes disa pikave të listuara, Avdyli lavdëron punën e ministrit Vitia.

Postimi i plotë:

Në takimin e mbrëmjes së sotshme me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia , bashkë me Kryetaren e komisionit Fatmire Mulhaxha Kollçaku , trajtuam ecurinë e deritashme situatës shëndetësore në vend. Nga sqarimet gati 3 orë nga Ministri jam më optimist në përballimin e gjendjes së rënduar me pandeminë.
Situata aktuale fletë se :
1.Vaksina do ketë mjaftueshëm e në vazhdimësi për një vaksinim masiv deri 60% e më shumë.
2. Spitalet edhe pse të ngarkuar si asnjëherë, po përballojnë këtë fluks. Ska pacient që nuk po merr trajtimin e duhur.
3. Furnizimi me Oksigjen shumë më i mirë, me oksigjenim qendror me cisterna e metoda tjera.
4. Furnizimi me barna shumë i përmirësuar. Dyfishim i buxhetit për barna.
4. Mobilizim dhe angazhim i stafit të ri infermieror e mjekë, deri në mbi 1000 e më shumë.
5. Menaxhmenti në klinika e mjekët të mobilizuar që të përballohet situata e rënduar.
6 . Kemi një ministër që ka njohuri të thella rreth situatës, e që është i impenjuar 24 orë, bashkë me stafin e MSh për përballimin e kësaj gjendje të renduar.
7. Kemi një qeveri që tërë resurset e shtetit ka vendosur në shërbim të përballimit të statusit të keqësuar shëndetësor të popullatës.
-Mangësitë që u identifikuan mbesin në mos paralajmërimin e hershëm nga IKSHPK, punën më të madhe të institutit në prevenim, hartim e studim të situatës epidemiologjike dhe angazhim të tyre me të madh në sqarime , informim e edukim të qytetarëve nga ana eksperteve të shendetit publik. Poashtu kërkohet angazhim më të madh të inspektoratave për përcjelljen të respektimit të masave anti kovid nga ana qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat