Osmani për Kolë Berishën: Njëri ndër veprimtarët më të shquar të lëvizjes për pavarësinë e Kosovës

Aktuale

Osmani për Kolë Berishën: Njëri ndër veprimtarët më të shquar të lëvizjes për pavarësinë e Kosovës

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 10:52
Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime familjen e ish-kryetarit të Kuvendit, Kolë Berisha. 

Osmani ka thënë se me pikëllim të thellë e mori lajmin për ndarjen nga jeta të Berishës. 

"Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të Kolë Berishës, njërit ndër veprimtarët më të shquar të lëvizjes për pavarësinë e Kosovës, bashkëpunëtorit e bashkëmendimtarit të presidentit historik, dr. Rugovës, njeriun e urtë e njeriun e paqes, i cili tërë jetën ia  kushtoi lirisë së vendit të tij.

Sot, ai u nda nga ne, duke na lënë të pikëlluar, por edhe krenarë për veprën e tij shumëdimensionale. Mësues  i hershëm dhe idealist i madh, autor tekstesh letrare e veprimtar i pashoq politik, pajtues gjaqesh e urë lidhëse mes njerëzish, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës e politikan i urtë, bacë Kola dha shembullin e njeriut i cili beson në idealin e lirisë dhe ia kushton tërë jetën asaj. Ndarja nga jeta e tij të lërë zbrazëti të madhe në jetën tonë publike.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!:"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat