Kurti vendos pikturën e Esat Vallës në sallën e takimeve

Aktuale

Kurti vendos pikturën e Esat Vallës në sallën e takimeve

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 22:25
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim piktorin Esat Valla.

Kurti përmes një postimi në Instagram ka njoftuar se në sallën  e takimeve kanë vendosur pikturën “Livadhet e Junikut”, vepër e artistit Esat Valla, që sipas Kurtit ndodhet mes impresionizmit dhe surrealizmit.

Kryeministri bashkë me artistin Valla biseduan për artin.

“Profesori erdhi sot në zyrën time dhe bëmë një bisedë të këndshme. Puna e artistit e ndërton shijen e qytetarit dhe e ushqen dashurinë për artin”, deklaroi Kurti.

Kurti ndër të tjerash tha se piktura nuk është vetëm për zbukurim të murit, por edhe si përçim i një mesazhi për të na rrëfyer realitetin sipas botës së artistit.

“Ka një diskutim se piktura nuk është për ta zbukuruar murin por për të përquar një mesazh, për të treguar një kohë e vend tjetër, për të na e shfaqur a rrëfyer realitetin e botës dhe shpirtit sipas artistit”, shtoi kryeministri.

Sipas kreut të shtetit dhoma merr madhështi kur në të është e varur një pikturë ndërkohë që shtëpia që shtëpia pa vepër të artit çalon për kah ngrohtësia.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat