​Kurti u dërgon telegrame ngushëllimi familjeve të dy viktimave të përmbytjeve në Gjermani

Aktuale

​Kurti u dërgon telegrame ngushëllimi familjeve të dy viktimave të përmbytjeve në Gjermani

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 19:14
Albin Kurti

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin e tij, kryeministri Albin Kurti, u ka dërguar telegrame ngushëllimi familjeve të dy viktimave të përmbytjeve në Gjermani, Vanessa Koxha dhe Shaban Delija.

Në letrat e ngushëllimit, të cilat u janë dërguar familjeve Koxha në Kaçanik dhe familjes Delija në fshatin Zahaq të Pejës, kryeministri Kurti ua ka shprehur atyre ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e familjarëve në fatkeqësinë natyrore që ka goditur shtetin mik, Gjermaninë.

“Me mendje e zemër jemi pranë Jush, në këto ditë zie e pikëllimi”.

Ka shkruar kryeministri Kurti në letrat e ngushëllimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat