Edhe të burgosurit e përfundojnë vitin shkollor

Aktuale

Edhe të burgosurit e përfundojnë vitin shkollor

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 20:51
Ilustrim

Tre të burgosur kanë diplomuar ndërsa 32 nga ta kanë marrë certifikata për kryerjen e vitit të parë të shkollës së mesme teknike në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Nga kjo shkollë e cila është emëruar sipas bjeshkës ‘’Rudina’’ janë arritur rezultate të larta mësimi dhe për këtë Koordinatori i shkollës, Ismail Demiraj, është mjaft i kënaqur.

Ndërsa sipas Drejtorit të Burgut, Ismail Dibrani, këta të burgosur angazhohen edhe në punë dhe aktivitete të ndryshme brenda burgut.

Përveç shkollimit, kjo qendër korrektuese ofron edhe kushte të tjera si fituesin, fusha futbolli dhe të tjera.

Në këto diploma nuk përmendet fakti që janë marrë brenda burgut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat