Qemajl Mustafa jep dorëheqje nga PDK

Aktuale

Qemajl Mustafa jep dorëheqje nga PDK

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 18:08
Qemajl Mustafa

Dy ditë para Konventës të së shtunës, një zyrtar i lartë i PDK-së ka dhënë dorëheqje nga partia.

Bëhet fjalë për Qemajl Mustafën, ish-kryetarin e Gjilanit nga radhët e PDK-së dhe kryetarin e degës së kësaj partie në Gjilan.

 Mustafa ka dhënë dorëheqje sot nga partia.

Media ka tentuar të marrë një përgjigje nga vet Mustafa, mirëpo që i njëjti nuk ka qenë i qasshëm përmes telefonit.

Ndërkaq, zyrtarë nga dega e PDK-së në Gjilan kanë thënë se kanë dëgjuar se Mustafa ka dhënë dorëheqje, mirëpo që nuk kanë ndonjë informacion zyrtar apo të konfirmuar.

Ndryshe, PDK të shtunën mbanë Konventën e saj ku pritet zgjedhja e kryetarit të ri.

I vetëm në këtë garë është Memli Krasniqi, pasi që Enver Hoxhaj konfirmoi më herët gjatë ditës se nuk do të kandidojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat