Ja për çka ishte i planifikuar armatimi i kapur në veri të vendit

Aktuale

Ja për çka ishte i planifikuar armatimi i kapur në veri të vendit

Më: 15 maj 2024 Në ora: 13:59
Armatimi i konfiskuar në veri

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka folur lidhur me armatimin që është gjetur nga Policia e Kosovës në  Leposaviq.

Ai ka deklaruar se nga armatim vërehet se Serbia vazhdimisht tenton ta rrezikojë sigurinë e Kosovës.

“Ky armatim nuk është armatim i futur rishtazi, por është një armatim i cili ka mbetur si pasojë e atij vakuumit ndërkufitar që ka ekzistuar nga vitit 2014 deri në vitin 2019 ku pjesët e kufirit nuk janë kontrolluar nga mekanizmi ndërkombëtar, të cilin e ka si mandat”.

“Çka mund të konstatohet? Është fakti se nga ky armatim po vërehet një element esencial që Serbia i ka planet e saja të elaboruara, dhe tenton në çdo mënyrë ta cenojë sigurinë nacionale të Kosovës”, ka thënë Shala. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat