Ish-ushtari i UÇK-së me një rrëfim të dhimbshëm: Kemi ecur 180 orë për të siguruar armë nga Shqipëria

Aktuale

Ish-ushtari i UÇK-së me një rrëfim të dhimbshëm: Kemi ecur 180 orë për të siguruar armë nga Shqipëria

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 22:05
Invalidi i UÇK-së, Ahmet Gjaka

Invalidi i UÇK-së, Ahmet Gjaka ka treguar për vështirësitë që ka hasur gjatë luftës në sigurimin e armëve.

Gjaka ka thënë se së bashku me shumë ushtarë të tjerë kanë ecur 180 orë për të marrë armë në Shqipëri.

“Gjatë muajit korrik 1998 ne jemi nis 1200 ushtarë nga gjitha zonat dhe kemi shku në Shqipëri për të furnizuar me armë në këmbë. Kemi has në prit e në zona të minuara ku na u kanë vra edhe shokë. Në Tropojë jemi armatosur dhe kemi bërë 180 orë ecje në këmbë për tu kthyer sërish në Zonën e Shalës”, ka thënë Gjaka në emisionin ‘Dhoma e Rrëfimit’.

Tutje, ai ka treguar se menjëherë pas lufte ka qenë pjesë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës ku ka shërbyer nëntë vite, ndërsa aktualisht është pjesë e FSK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat