​Osmani: Nëse duam punë të mira duhet të investojmë për rininë tonë

Aktuale

​Osmani: Nëse duam punë të mira duhet të investojmë për rininë tonë

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 23:01
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka përmbyllur vizitën në Turqi, si pjesë e Forumit Diplomatik të Antalias, me një takim me të rinjtë e ADF Youth.

Ajo shkruan në Facebook se takimet e këtij forumi do të shërbejnë në ndërtimin e raporteve të ardhshme ndërmjet vendeve.

“Nuk thuhet kot që të rinjtë janë e ardhmja jonë. Në një sallë të mbushur plot, teksa i shihja fytyrat e të rinjve plot shpresë, entuziazëm, kuriozitet e vullnet për të dëgjuar e mësuar, e kuptova edhe njëherë që nëse duam të bëjmë punë vërtet të mira, sytë duhet t’i kemi gjithnjë nga ta dhe se investimi më i mirë është investimi në të rinjtë tanë. Faleminderit, ADF Youth dhe Antalya Diplomacy Forum. Shpresoj që urat të cilat i ndërtuam këto ditë të na shërbejnë për të mirë në kapitujt e ardhshëm të raporteve në mes të vendeve tona, popujve tanë dhe të rinjve tanë”, shkruan Osmani.

Ndryshe, në kuadër të sesionit të parë të Forumit Diplomatik Antalia, presidentja Osmani ka theksuar se pandemia COVID-19 ka shtuar pabarazitë në nivel global dhe se nevojitet për më tepër solidarizim ndërmjet vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat