Atifete Jahjaga pas vendimit për Mlladiq: Këso dënime duhet të presin edhe kriminelët e luftës në Kosovë

Aktuale

Atifete Jahjaga pas vendimit për Mlladiq: Këso dënime duhet të presin edhe kriminelët e luftës në Kosovë

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 19:15
Atifete Jahjaga

Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka reaguar pas vendimit për burgim të përjetshëm për Ratko Mlladiq.

Jahjaga ka përshëndetur vendimin e gjykatës duke thënë se këso dënime duhet të presin edhe kriminelët e luftës në Kosovë.

Poashtu ish-presidentja e Kosovës tha se nuk mund të ketë paqe e pajtime pa vënien e drejtësisë për mijëra viktima të luftës në Kosovë.

Postimi i plotë:

Drejtësia vonon, por gjithmonë ngadhënjen! Ratko Mlladiq është dënuar me burgim të përjetshëm.

Kësi dënime duhet të presin edhe kriminelët e luftës në Kosovë. Nuk mund të ketë paqe e pajtim pa vënien e drejtësisë për mijëra viktima të luftës në Kosovë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat