Valon Brahimi nga PDK e Mitrovicës po e akuzon drejtorin e Inspekcionit, Fidan Ademi, se nuk po e zbaton vendimin e Ministrisë së Ambientit për ndalim të punës te gurthyesi në Cërrnushë.
Menjëherë pas këtij vendimi, Ademi premtoi se do ta zbatojë atë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.
"Cilëve nga eprorët tuaj po i cënohen interesat nga zbatimi i këtij vendimi? Trego cilit eprorë ose zbatoje vendimin!", thuhet në postimin e Brahimit.
Si pakënaqësi për mosndaljen e punëve në këtë gurthyes, banorët sot e bllokojnë rrugën që çon atje.
Postimi i plotë:
Prej kujt po ndikohesh ose fikësohesh "Babush"*?!
Qyteti nuk të "njeh" të tillë!
- Pse nuk po zbaton vendimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit për rastin e gurthyesit në Kçiq të Madh që të ka ardhur jë zyre që tre javë!
Pse nuk po i qëndroni fjalës së dhënë ditë më parë në media se do zbatoni vendimin e MEA qysh të nesërmen pas pranimit së të njejtit?
Cilëve nga eprorët tuaj po i cënohen interesat nga zbatimi i këtij vendimi? Trego cilit eprorë ose zbatoje vendimin!
A jeni në dijeni që moszbatimi i vendimeve është shkelje e ligjit?! A jeni të vetëdijshëm që mbani pozitë publike dhe keni obligime ndaj qytetarëve në funksion të mbrojtjes së interesave të tyre? Nëse nuk e zbatoni këtë vendim, qytetarët kçiqasit do t'ju detyrojnë me forma demokratike deshët apo nuk deshët këtë vendim ta zbatoni.
____________
*Sqarim: Shprehja-nofka "Babush" i referohet drejtorit të drejtorisë së Inspektoratit komunal Fidan Ademit.