Albulena Haxhiu tregon nëse do të hetohen milionerët e Vetëvendosjes

Aktuale

Albulena Haxhiu tregon nëse do të hetohen milionerët e Vetëvendosjes

Më: 21 maj 2021 Në ora: 09:48
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për Ligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Haxhiu ka treguar nëse do të hetohen edhe milionerët e Vetëvendosjes.

Ajo ka thënë se do të hetohen të gjithë zyrtarët, por se për asnjërin prej zyrtarëve të VV’së thotë se nuk ka njohuri që ka fituar pasuri nga veprimtaria e paligjshme apo abuzimi.

“Të gjithë. Unë nuk e di që ka në Lëvizjen Vetëvendosje, zyrtarë që ka pasuri që është fituar nga veprimtaria e paligjshme ose nga abuzimi. Për asnjërin prej tyre nuk e di që e ka fitu atë pasuri, duke e keqpërdorur detyrën zyrtare. Pyetja nuk është në rregull, sepse unë thash të gjithë zyrtarët e lartë dhe familjet e tyre, nuk thash veç zyrtarët e PDK’së”, ka thënë Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat