Vdes themeluesi i Bashkësisë Hebreje-Bet Israel Kosova, Ruzhdi Shkodra

Aktuale

Vdes themeluesi i Bashkësisë Hebreje-Bet Israel Kosova, Ruzhdi Shkodra

Më: 10 maj 2021 Në ora: 09:18
Ruzhdi Shkodra

Është ndarë nga jeta themeluesi dhe kreu i themeluesi  i Bashkësisë Hebreje-Bet Israel Kosova, Ruzhdi Shkodra.

Kjo është bërë e ditur përmes faqes zyrtare të kësaj bashkësie në Facebook.

 “Me pikëllim të madh, Ju njoftojmë  të gjithë miqve dhe komunitetin tonë, se kreu dhe themeluesi  i Bashkësisë Hebreje-Bet Israel Kosova, babai, bashkëshorti,  shoku, idhulli, vizionari, i madhi Kryetari ynë z. Ruzhdi Shkodra u nda nga jeta ditën e Diele me 9 Maj ,2021.”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Kryetari ynë ishte dhe do të jetë vizionari, krijuesi dhe gdhendësi i krijimit të paqës brenda shoqërisë sonë dhe jashtë saj.

Puna dhe krijimi i tij, nuk fillojnë nga viti 2008 kur ai krijoi shoqatën dhe komunitetin tonë. Veprat dhe të bërat e kryetarit datojnë që prej moshës së njomë, si dijetar  si udheheqës, si atdhëtare, si shoku dhe aleati i krerëve dhe autoriteteve më të mëdha të vendit,por edhe jashtë kufirit, ku falë zotësisë ,dashurisë, mirënjohjës dhe respektit ndaj të tjerëve sot mburremi me të arriturat, historinë dhe bagazhin e pa lekundshëm qe la nga pas dhe që dëshironte të vazhdohet.

Kryetari ynë ishte dhe do të jetë mik dhe aleate i Hebrenjëve këtu dhe jashtë vendit të Izraelit, Kosovës, shqiptarëve kudo që ndodhën.

Kryetari ishte njeri i punës, vullnetit dhe vizionit, atëherë kur as nuk njihej dhe dëgjohej asgjë në Kosovë për hebrenjët, sakrificat dhe të hjekurat e tyre, kryetari na ofroi dijeni dhe ndërgjegjësim që edhe ne të ishim pjesë e dhimbjës por edhe solidaritetit me kombët dhe popujt e vuajtur. Ashtu si hebrenjët, ashtu edhe shqiptarët, ashtu si edhe shumë popuj të tjerë të shtypur, por të rilindur.

Shkodra mbi të gjitha ishte dhe është babai i mrekullueshëm i katër fëmijëve, familjar i nderuar, kushëri, koleg, bashkëpuntor, shok i nderuar kur nga më të nderuarit z. Adem Demaqi vuri emrin e parë të djalit të Kryetarit, Parimi.

Parimi sot e gëzon këtë emër, dhe Kryetari po ashtu e filloi me parime dhe baza të së vërtetës dhe të së drejtës, dijës dhe triumfit.

Kujtimi, puna dhe veprat e tij do të mbetën gjithmonë të paharrueshme nga shoqëria, komuniteti, dhe familja.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat