Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Romëve priti në takim përfaqësuesit e këtij komuniteti

Aktuale

Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Romëve priti në takim përfaqësuesit e këtij komuniteti

Më: 8 prill 2021 Në ora: 17:19
Pamje nga takimi

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, Presidentja Vjosa Osmani sot priti në takim përfaqësuesit e komunitetit rom në Qeveri, Kuvend dhe shoqëri civile.

Ajo i ka urua për këtë ditë dhe ka theksuar se nuk mjafton që vetëm në ditë të tilla t’i drejtojmë sytë kah komuniteti rom.

Presidentja Osmani theksoi se janë pikërisht këto ditë që na ndihmojnë t`i kuptojmë më së miri arritjet brenda një viti dhe  të cilat duhet të na shërbejnë për të reflektuar se çfarë mund të bëjmë më mirë.

Zonja Osmani i siguroi bashkëbiseduesit se dyert e Presidencës do të jenë përherë të hapura për komunitetin rom për t`i kuptuar dhe  adresuar nevojat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat